Conte konfirmon se Morata është i gatshëm për sfidën me Romën

Conte konfirmon se Morata është i gatshëm për sfidën me Romën

Thiago: Kjo ishte arsye e largimit nga Barça

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka konfirmuar se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është i gatshëm për sfidën e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Romës.

Morata mungoi në ndeshjen ndaj Crystal Palacet në Premier Ligë, sfidë të cilën Chelsea e humbi me rezultat prej 2 me 1.

“Alvaro është në dispozicion për ndeshjen e nesërme. Ai ka stërvitur me ne dhe është i gatshëm. Kemi lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë tre ndeshje radhazi. Kante e Moses për herë të parë luajnë tre ndeshje radhazi, Morata, e Alonso janë njëjtë”, është shprehur Conte, raporton Goal, transmeton Koha.net

Ai më tutje ka thënë se, “ndonjëherë duhet të rrezikohet, sin ë ndeshjen kundër Manchester Cityt, në të cilën edhe u lëndua Morata, por nëse nuk do të ishte titular do të më thoshit se jam i çmendur. Ndonjëherë lojtarët kanë nevojë për pushim”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)