Komuna e Lipjanit ka pranuar informatën se tashmë është shënuar edhe një rast i infektuar me coronavirus COVID-19 në Lipjan.
Pas pranimit të informatës, është rezultuar se personi ka qenë i vetë-karantinur që nga data 08.04.2020, dhe jeton në periferi të qytetit, pas shfaqjës së simtomave, të testimeve ka rezultuar pozitiv.
Komuna e Lipjanit apelon tek të gjithë qytetarët që mos të krijojnë panik dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan, dhe Policinë e Kosovës përcjell vazhdimisht situatën e krijuar, dhe se çdo gjë është nën kontroll.
Kyetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti uron shërim të shpejtë për të infektuarin.
Të dashur qytetarë, është momenti të marrim seriozisht, të kuptojm drejtë këtë rrezik nga pandemia, të kemi durim e të rrespektojm masat e rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore.
Ky virus po vërtetohet që nuk njeh as status social, gjinor, fetar as moshë dhe nuk ka mëshirë ndaj kujtëdo qoftë.
Ne duhet të kemi kujdes, ne duhet të jemi të vendosur e të disiplinuar e të durojmë këto kufizime sa më shumë që të kujdesemi për të respektuar rekomandimet aq më mirë do të mbrohemi e do të kalojmë këtë betejë.
COMMENTS