Cristiano Ronaldo, bosi i Instagramit

Cristiano Ronaldo, bosi i Instagramit

MATTHAUS: OZIL NUK E NDJEN FANELLËN GJERMANE

Cristiano Ronaldo bën sërish më mirë sesa rivalët e tij Lionel Messi dhe Neymar.
Ylli portugez i ka mundur të dy kolegët në klasifikimin e sportistëve më të pasur nëpërmjet Instagramit. Sipas një programi analizues për postimet në Instagram, që harton edhe klasifikimet e personave me sponsorizime më të mëdha dhe me më shumë influencë, Ronaldo, me 133 milionë ndjekësit e tij, ka trafikun më të lartë.
Një kompani që vendos të sponsorizojë në faqen e tij në Instagram do të paguajë 750 mijë dollarë për postim, ndërkohë që pas tij në klasifikimin e 5 futbollistëve me më tepër influencë dhe me çmimin më të lartë janë Neymar, Messi, David Beckham dhe Gareth Bale.
Një postim në faqen e Neymar dhe Messi kushton respektivisht 600 dhe 500 mijë dollarë, ndërkohë që tek profili i Beckham kushton 300 mijë dhe tek i Gareth Bale kushton 185 mijë./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)