Çudia “Balotelli”, nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten i Italisë!

Çudia “Balotelli”, nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten i Italisë!

Të Dielën nuk do të mund të shihni njerëz në Lipjan

Mund të duket paradoksale për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, por nëse zbatohen me përpikëri rregullat, atëherë Mario Balotelli do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares së Italisë. Në mungesë të Gigi Buffon dhe De Rossit, lideri i ri i kaltër mbetet Leonardo Bonucci, por meqë mbrojtësi i Milanit me siguri nuk do t’i luajë të plota takimet e programuara para Botërorit, shiriti do t’i kalojë SuperMarios.

Tek Italia kapiteni i skuadrës zgjidhet në bazë të numrit të ndeshjeve (këtë praktikë ka ndjekur edhe Christian Panucci te kuqezinjtë) dhe hierarkisë, ndaj pas Bonuccit radha i vjen Balotellit. Roberto Mancini e riktheu në përfaqësuese, duke i rezveruar edhe një surprizë të këndshme, që do ta motivonte për të dhënë maksimumin dhe shmangur sjelljet e papërshtatshme, që e kanë penalizuar shumë në karrierën e tij.

Pra, në një nga tri miqësoret e para të epokës “Mancini”, kundër Arabisë Saudite, Holandës dhe Francës, nuk do të jetë çudi nëse shohim Balotellin me statusin e kapitenit.

Sulmuesi i Nice, i cili ka luajtur në 33 ndeshje me Italinë, është zyrtarisht zëvendëskapiten bashkë me De Sciglion (është 2 vjet më i vogël se Balo), diçka e pabesueshme kur mendon se vjen pas përjashtimit katërvjeçar nga përfaqësuesja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)