Kemi parë që në spitalet e vendit të hyjnë mace e qen, por në atë të Kukësit çudia është e madhe.
Aty janë të lira të hyjnë dhe dhitë. Siç duket edhe në këtë foto të shkrepur brenda ambienteve të spitalit të Kukësit, nuk ka asnjë kontroll për hyrjen e kujtdo brenda ambienteve që në fakt duhet të ishin sterile për të shëruar njerëz dhe jo kafshë.
Gjithsesi kjo tregon se roja duhet të kenë qenë në orar kafeje që dhitë kanë hyrë lirshëm në ambientet e brendshme të spitalit. Express/
COMMENTS