Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warriors po vazhdojnë me paraqitje të mira dhe në stilin e kampionit të NBA-s, ka arritur edhe një fitore.
Doing it all.@StephenCurry30 with the stat line of the game, presented by @zoom_us 📈 pic.twitter.com/KNyRUxRfsQ
— Golden State Warriors (@warriors) December 6, 2018
‘Luftëtarët’ kësaj radhe triumfuan kundër skuadrës së Cleveland Cavaliers me rezultat 129:105.
Vetëm çereku i dytë i takoi skuadrës mysafire gjersa në tri të tjerat vendasit ishin më të mirë.
Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Stephen Curry, i cili realizoi plotë 42 pikë gjersa ‘double-double’ regjistroi Kevin Durant, i cili shënoi 25 pikë dhe pati dhjetë kërcime.
Te Cavs më i miri ishte Collin Sexton, i cili realizoi 21 pikë ndërsa Jordan Clarkson shtoi 17 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme që të shmangin humbjen.
Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 17 fitoreve dhe nëntë humbje gjersa për Clevelandin kjo ishte humbja e 19 kundrejt pesë triumfeve.
Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të takohen me Milwaukee Bucks gjersa Cavaliers do të luajnë kundër Sacramento Kings. /Telegrafi/
COMMENTS