DAÇIQ: PËR SERBINË ËSHTË SHUMË ME RËNDËSI PËRKRAHJA E RUSISË PËR KOSOVËN

DAÇIQ: PËR SERBINË ËSHTË SHUMË ME RËNDËSI PËRKRAHJA E RUSISË PËR KOSOVËN

Varfëria në SHBA që nuk shihet askund në botën perëndimore

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se për Serbinë është me rëndësi që e ka përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës sepse në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që “prapa shpinës së Serbisë” të votohet anëtarësimi i Kosovës në KB.

Ai ka theksuar se Këshilli i Sigurimit i KB në një mënyrë verifikon se a ka ndonjë shtet statusin juridiko-ndërkombëtar apo nuk e ka, dhe këtu është me rëndësi që Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.

“Me këtë është bllokuar mundësia që të votohet anëtarësimi i Kosovës në KB “prapa shpinës së Serbisë”. Kjo i jep siguri shumë më të madhe Serbisë në negociata me Prishtinën”, ka thënë Daçiq për televizionin serb “TV Prva”, transmeton Insajderi.com.

Duke komentuar vizitën e Vuçiqit në Moskë ai ka shtuar se “Prishtina dhe mbrojtësit e saj perëndimorë mendojnë se kjo është çështje e kryer dhe vetëm çfarë duhet bërë është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Me këtë qëndrim të Rusisë, pozita jonë është shumë më e fortë”.

Më tej Daçiq ka thënë se “është me rëndësi që Rusia të mos e ndryshojë pozitën e vet dhe të ketë rol aktiv sa i përket mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë”./Insajderi.com.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)