Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri pas deklaratës së homologut serb, Ivica Daçiq, se edhe edhe një shtet tjetër do ta tërheq njohjen e Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se udhërrëfyesi i politikbërjes së Daçiqit dhe qeverisë së Serbisë është rrena, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ky është udhërrëfyesi i politikbërjes sê Ivica Dacicit dhe qeverisë së Serbisë. Lexojeni se nga cila doktrinë udhëhiqen ata karshi Kosovës dhe lajmeve që i prodhojnë nëpër mediat që i kontrollojnë në Serbi.
“Rrena është interes kombëtar serb…Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…Rrena është në vetë qenien e serbëve…Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq.
Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:
-„… Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“
-„Laž je srpski državni interes.“
-„Laž je u samom biću Srbina“.
-„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
-„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“
COMMENTS