Daka: Procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm, asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Daka: Procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm, asnjëherë s’kemi organizuar zgjedhje më të mira

Fillojnë korrje-shirjet në Komunën e Lipjanit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se asnjëherë në Kosovë nuk janë organizuar zgjedhje kaq të mira.

“Procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit për mua ka qenë i shkëlqyeshëm. Dita e zgjedhjeve të 19 nëntorit ka qenë një ditë e shkëlqyeshme dhe e mrekullueshme. Sepse për herë të parë në historinë e Kosovës pas luftës që nga viti 2008, asnjëherë nuk kemi organizuar zgjedhje më të mira. Të shkoj vetëm një kuti në rinumërim nga i gjithë ky proces, për mua është diçka e shkëlqyeshme”, tha ajo, raporton KP.

Daka këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes që sot KQZ ka mbajtur ku është miratuar raporti i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas këtij raporti, një vendvotim shkon në rinumërim ndërsa janë anuluar 22 zarfe me vota me kusht.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)