Në bazë të raporteve të marra nga kryetari i KKZ së Lipjanit Hamëz Kadriu, deri në ora 11:30, në Komunën e Lipjanit, kanë dalur 7792 votues, ose 12.97 nga numri i përgjithshëm i personave me të drejtë vote.
Në një prononcim për Gazetën Ulpianapress, shefi i KKZ-së së Lipjanit Hamëz Kadriu, procesin e deritanishm zgjedhor e ka vlerësuar se ka rrjedhur në suaza të normales, ndërkohë që tha se nuk ka pasur asnjë parregullsi të raportuar. /Ulpianapress/
COMMENTS