Dardana e njofton me humbje Ulpianën

Dardana e njofton me humbje Ulpianën

Restorant ‘’7 Vëllezërit’’ në Lipjan, ku ju mund të shijoni cilësinë e vërtetë të ushqimit

Ulpiana pësoi një humbje të papritur nga Dardana në sfidën e javës së 11-të të Ligës së dytë. Ekipi lipjanas u mund me rezultatin 1 – 0 me golin e pësuar që në minutën e 28-të, pas një super goli të realizuar nga Ilir Zubaku.

Përpjekjet e lipjanasve nuk sollën ndryshim të rezultatit ndonëse sulmi tronditi disa herë shtyllat e portës kundërshtare.

Me këtë fitore, Dardana arrin në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Ulpiana kryesuese./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)