Kosova sante zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sante ndeshje mjaft të rëndësishme, pas fitores me Çekinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 7 shtator, “Dardanët” përballen me Anglinë e Gareth Southgate në St Mary’s në Southampton, raporton Ulpianapress.
Në një foto të bërë nga “Ulpianapress shihen disa tifozë të “Stuhia e Kuqe” nga Dobraja të prirë nga Jahir Krasniqi, që kanë udhëtuar nga Lipjani për në Angli në përkrahje të kombëtares.
Krahas tifozëve anglezë, pritet që numri të mos jetë edhe aq i vogël i atyre që kanë shkuar për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës.
Kosova sonte do të përballet me Anglinë, duke filluar nga ora 20:45./Ulpianapress
COMMENTS