Darka e fundit me miqtë, si ndodhi aksidenti ku mbetën viktima dy kushërinjtë

Darka e fundit me miqtë, si ndodhi aksidenti ku mbetën viktima dy kushërinjtë

Policia Speciale arreston një person në Prishtinë (Video)

Pas darkës me shokët, dy të rinj nga Lezha humbën jetën tragjikisht në aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.

Policia bëri të ditur se rreth orës 01:40 pas mesnate, automjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF, që drejtohej nga 32-vjeçari Gentian Toma, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Për shkak edhe të shpejtësisë së madhe të mjetit “Benz”, përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke i marrë jetën në vend 32-vjeçarit Toma dhe kushëririt të tij Robert Ejlli, 25 vjeç, i cili ishte pasagjer me të në makinë. Mësohet se dy të rinjtë nga fshati Mabë e Lezhës po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë deri në orët e vona në një darkë në shoqërinë e disa miqve të tyre.

Aksidenti ndodhi rreth 5 kilometra pa mbërritur në fshatin ku banonin dy të rinjtë. Burime nga Policia sqaruan se ishte makina e të rinjve që goditi nga pas kamionin me targa LE 3364 A, i cili gjithashtu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia bëri të ditur se drejtuesi i kamionit nuk ka marrë lëndime të rënda.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po merr trajtimin mjekësor. Përplasja e “Benz”-it me kamionin ka qenë mjaft e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht. Për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve, të cilët prenë disa pjesë të makinës.

Një grup ekspertësh është duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu, dyshohet se viktimat kishin konsumuar edhe alkool në darkën e organizuar me miq të tyre, çka ka ndikuar në aksidentin që rezultoi fatal për jetën e tyre.

Aksi ku ndodhi ngjarja e rëndë është i vështirë për qarkullim gjatë natës, pasi fushëpamja është e kufizuar dhe ka mungesë të sinjalistikës. Viktimat e aksidentit, Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, banonin në të njëjtin fshat dhe ishin fqinj dhe kushërinj me njëritjetrin.

Gentian Toma ishte aktivist i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të shitjeve në njësinë e OSHEE-së në Lezhë, ndërsa aktualisht punonte si specialist pranë bordit të kullimit. Ai ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.

Nga ana tjetër, miku i tij, 25-vjeçari Robert Ejlli, punonte si inxhinier i IT-së në një qendër interneti, të cilën e menaxhonte po vetë. Në pyetje mësohet se është marrë edhe drejtuesi i mjetit tjetër.

Ai ka theksuar se kishte humbur kontrollin e kamionit dhe kishte dalë jashtë rruge kur papritmas një mjet me shpejtësi e kishte goditur nga pas. Edhe pse ka qenë në gjendje që të dalë nga kamioni, ai e ka pasur të pamundur t’u japë ndihmë dy të rinjve, të cilët ishin bllokuar në mjetin e shkatërruar. Është dashur ndërhyrja me mjete prerëse nga zjarrfikëset dhe Policia, për të nxjerrë trupat disa momente pas aksidentit tragjik./panorama

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)