Stormy Daniels – e cila po e shfrytëzon maksimalisht atë që ajo thotë të ketë qenë lidhje intime me Donald Trumpin – ka dhënë një intervistë për revistën “Penthouse”, me ç’rast ka dhënë disa detaje që s’i ka përmendur në intervistën e transmetuar javë më parë në emisionin “60 Minutes”.
Aktorja gjoksmadhe e filmave pornografikë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, gjithashtu ka pozuar tërësisht lakuriq për numrin e ardhshëm maj-qershor të revistës për meshkuj, i cili del në shitje në fund të këtij muaji dhe ka pikërisht yllin e pornos në ballinë.
“Ajo i përgjigjet shumë pyetjeve për Trumpin, të cilat s’ia ka bërë Anderson Cooper”, ka thënë një burim i “Page Six”.
Ndërkaq, një zëdhënëse e revistës ka thënë se numri i ri do të jetë fantastik. “Ajo duket e mrekullueshme”, ka treguar zëdhënësja e “Penthouse”.
Kur është pyetur se sa është paguar Stormy – e cila thotë se ka bërë seks pa kondom me Trumpin – për intervistën dhe për fotot nudo, zëdhënësja ka refuzuar të tregojë.
E, avokati i Stormyt, Michael Avenatti, nuk ka dashur të komentojë. /Express/
COMMENTS