Dasmori shkrep gjashtë plumba në mes të ditës në qendër të qytetit gjerman, banorët e shokuar filmojnë momentin (Video)

Dasmori shkrep gjashtë plumba në mes të ditës në qendër të qytetit gjerman, banorët e shokuar filmojnë momentin (Video)

Presidetja kroate ia rregullon flokët gazetares (Video)

Fenomeni i gjuajtjes me armë nëpër dasma është duke vazhduar, pasi së fundmi është duke qarkulluar një video në internet, ku shfaqet një mashkull i cili nga autokolona e dasmorëve në qytetin gjerman Duizburg, shkrepë nga vetura e tij gjashtë plumba.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pikë të ditës në qendër të qytetit, kurse pamjet i ka filmuar një banorë i këtij qyteti, në të cilën shihet se si dasmori fillimisht bllokon rrugën me veturë, dhe në një moment ia drejton revolen një burri që po lëvizte me veturë nga kahja e kundërt, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një dasmë turke që kishte ndodhur në këtë qytet, kurse të shtënat nuk ishin ndaluar derisa në vendin e ngjarjes ishin shfaqur policia.

“Fatkeqësisht, ky incident nuk po na befason. Jemi të vetëdijshëm për këtë fenomen. Derisa arritëm në vendin e ngjarjes ata kanë ikur dhe nuk kemi gjetur kurrfarë arme”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Ramon va nder Mat. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)