Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Lipjanit, Daut Azemi është zgjedhur Sekretar i përgjithshëm i degës së LDK-së në Lipjan, njofton Ulpianapress
Ky emërim, siç transmeton Ulpianapress, është bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së së Lipjanit e cila është mbajtur sot.
Kujtojmë se Azemi karierrën politike e ka filluar si kryetar i Forumit të Rinisë dega Lipjan dhe është zgjedhur si Anëtar i Kuvendit për dy mandate.
Shënimi i plotë i LDK-së së Lipjanit:
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Degës së LDK-së në Lipjan
Me propozim të kryetarit Imri Ahmeti dhe me mbështetje unanime të Kryesisë së Degës, Daut Azemi është emruar Sekretar i Përgjithshëm i Degës së LDK-së në Lipjan.
Daut Azemi aktualisht mban pozitën e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, karieren politike e ka filluar si kryetar i Forumit të Rinisë Dega Lipjan dhe është zgjedhur si Anëtar i Kuvendit për dy mandate.
Kryesia ka diskutuar edhe për agjenden e Shtabit Zgjedhor dhe për kandidaturat e mundshme për zgjedhjet e 6 tetorit.
LDK-Lipjan
Zyra për Informim
02.09.2019
COMMENTS