DE BIASI NË GARË ME TRAJNERIN E NJOHUR PËR STOLIN E KOMBËTARES QË MERR PJESË NË BOTËROR

DE BIASI NË GARË ME TRAJNERIN E NJOHUR PËR STOLIN E KOMBËTARES QË MERR PJESË NË BOTËROR

‘Gabigol’ shënon super-gol për Benfican

Gianni De Biasi pak ditë më parë u përfol si një prej kandidatëve që mund të drejtojë përfaqësuesen e Australisë në Botërorin e verës së ardhshme, por duket se për trajnerin italian do të jetë përballë një konkurent shumë i fortë. Emri i tij është Luis Felipe Scolari.

Lajmin si kandidat e ka pohuar vetë trajneri brazilian, nga vendlindja e tij, ku ndodhet për pushime, pas largimit nga Kina, ku drejtonte Gunagzhou Evergrande.

“Po, është e vërtetë që jam kontaktuar. Emri im është në radarët e tyre”, u shpreh Scolari .

Në këto kushte Gianni De Biasi do t’i ndajë shanset e tij për Botërorin e Rusisë me një emër të madh të futbollit botëror.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)