Trajneri i njohur, Gianni De Biasi ishte i pranishëm në ndeshjen e 17 prillit, Cittadella – Palermo.
Ish-menaxheri i Kombëtares së Shqipërisë, thuhet se mund të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Palermos, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë pas ndeshjes De Biasi, foli për “Mediagol” dhe mohoi faktin se mund të jetë një trajner i ri i klubit italian.
“Performanca e Palermos ishte shumë e errët. Kam luajtur për këtë ekip dhe kemi pasur sezone shumë fantastike. Kam punuar me Fabio Lupo në Torino, është person shumë serioz. Këtu jam për ta shikuar ish klubin tim, dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë De Biasi.
Skuadra e Palermos ka grumbulluar 60 pikë në Serie B në 36 takime dhe gjendet në pozitën e 3’të dhe është afër të rikthehet në Serie A./IndeksOnline/
COMMENTS