De Biasi: Do ta prisja “krahë hapur” ofertën e Italisë

De Biasi: Do ta prisja “krahë hapur” ofertën e Italisë

Zyrtare: Giggs trajner i Welsit (Video)

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi i ka dhënë sinjal kombëtares së Italisë, duke deklaruar se do ta priste krahë hapur ofertën për ta udhëhequr vendin e tij.

Javë më parë De Biasi u shkarkua nga Alavesi, kurse suksesin më të madh e ka arritur me Shqipërinë, të cilën e dërgoi në Evropian që ishte turneu i parë për “Kuqezinjtë”, transmeton Koha.net. Ai menaxhim Shqipërinë për gjashtë vjet, 2011-2017.

“Ka shumë njerëz që mund ta marrin atë rol (menaxhimin e kombëtares së Italisë). Ancelotti do të ishte një zgjedhje fantastike, megjithëse mendoj se ai nuk është gati tani për këtë projekt. Kemi nevojë që tani gjërave t’iu qasemi në mënyrë krejtësisht ndryshe. Jam shumë i hapur për thirrjen, por duhet të shohim nëse edhe ata janë të hapur. Nëse duan të më takojnë, do t’i mirëprisja krahë hapur”, është shprehur De Biasi për TMW Radio.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)