Portieri David de Gea ka thënë se ndjehet “i nderuar dhe i privilegjuar” që luan për Manchester Unitedin.
27-vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Unitedin sivjet, duke mbajtur 21 ndeshje portën e pa prekur.
Kontrata aktuale e De Geas skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por Unitedi ka mundësi t’ia vazhdojë edhe për një vit më shumë.
“Blindimi” i spanjollit ka qenë prioritet i klubit, për të cilin ka shprehur admirimin e tij De Gea.
“Është mënyrë e jetës të jesh në klub si Manchester Unitedi dhe të jesh pjesë e historisë. Është privilegj të vesh këtë fanellë”, ka thënë De Gea për Sky Sports News.
“Je pjesë e klubit ku shumë legjenda dhe figura historike kanë luajtur në këtë stadium për vitet me radhë. Është diçka që e shijon çdo herë. Është kënaqësi, nder dhe privilegj sa herë që vesh atë fanellë”.
COMMENTS