Debat në Lipjan për ndikimin e pandemisë tek të rinjtë

Debat në Lipjan për ndikimin e pandemisë tek të rinjtë

Kosova në pritje të raportit për çështjen e vizave, Komisioni Evropian ende s’ka datë

Organizata joqeveritare “YAHR” në Lipjan, ka organizuar një debat me zyrtarë të institucioneve publike lidhur me pasojat e mundshme që mund të kenë të rinjtë pas pandemisë COVID-19. Në këtë debat ishin të pranishëm psikologë, përfaqësues nga Policia e Kosovës, zyrtarë komunal dhe një grup të rinjsh të Komunës së Lipjanit.

Në këtë debat midis të tjerash u tha se pas përmbylljes së pandemisë tek të rinjtë mund të ketë stres të shtuar, pasivitet për aktivitete dhe çrregullime të ndryshme, andaj psikologët dhe zyrtarët e institucioneve publike kanë rekomanduar të rinjtë që të lexojnë sa më shumë libra psikologjike dhe të merren sa më shumë me aktivitete sportive dhe aktivitete të ndryshme.

Bekim Krasniqi, drejtor në OJQ “YAHR”, ka thënë se janë përballur me pyetje të vazhdueshme nga të rinjtë si pasojë e stresit të krijuar nga pandemia, andaj sipas tij, institucionet publike nuk kanë zhvilluar ndonjë fushatë konkrete për socializmin e të rinjve në kohë të pandemisë.

“Si pasojë e mungesës së socializmit të të rinjve mund të ketë pasoja pas situatës së pandemisë, andaj ne presim rekomandimet e psikologëve dhe zyrtarëve të tjerë nga Policia e Kosovës dhe drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan”, ka thënë midis të tjerash Krasniqi.

Arjeta Musliu, psikologe, me këtë rast ka thënë se të gjitha mendimet tek të rinjtë nuk mund të jenë të njëjta prandaj secili prej tyre duhet të jetë arkitekt i vetvetes. “Për një botë sa më të mirë, aq më shumë përkrahje aq më e lumtur është bota, prandaj rekomandoj të rinjtë që ta duan vetveten dhe t’i duan të tjerët”, ka thënë midis të tjerash ajo.

Zymer Kodra, përfaqësuese e Policia, në këtë debat ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur edhe Policia e Kosovës.

“Vështirësi, sidomos ka pasur me rastet kur është dashur Policia e Kosovës të shkojë dhe t’i ruajë të infektuarit me virusin COVID-19, që ata të mos dalin jashtë për t’i infektuar edhe të tjerët, andaj kjo ishte vetëm një nga sfidat me të cilat është përballur Policia e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Drejtoresha e Shëndetësisë, Merita Bytyqi, ka thënë se gjatë situatës së pandemisë ka qenë një sfidë e madhe për institucione, mirëpo institucionet janë duke punuar në mënyrë që pas pandemisë mos të ketë pasoja tek të rinjtë.

“Ka qenë një sfidë në vete pasi që jemi përballur me diçka të pa njohur më herët dhe kjo kishte shkaktuar jashtëzakonisht vështirësi në menaxhim por falë një përkushtimi nga i gjithë stafi mjekësor, ne ia kemi dal që ta kontrollojmë situatën me këtë virus dhe sot jemi në rrugën e duhur për t’u përballur me ndonjë rast të tillë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, të rinjtë u kanë parashtruar pyetje zyrtarëve dhe psikologëve lidhur me pasojat që mund të kenë ndodhur në kohë të pandemisë por edhe pas saj. Besmira Bershia nga të rinjtë e Lipjanit, ka thënë se në kohë të pandemisë një numër i vogël i të rinjve kanë lexuar libra psikologjikë për t’i shmangur stresit dhe izolimit social, megjithëse psikologët vazhdimisht kanë dhënë rekomandime të tilla.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)