I ftuar në intervistën me Fidan Jupollin është Ilir Deda, deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ish-anëtari i Vetëvendosjes Ilir Deda ka komentuar zhvillimet e fundit, përfshirë arrestimin e ish-shefit të tij në Vetëvendosje Albin Kurti.
Deda thotë se skena të tilla janë të njohura dhe nuk do të duhej të ndodhnin.
Thekson se Kurti së bashku me kolegët partiak është dashur të paraqitej në gjykatë për të parandaluar një skenë të tillë.
“Ata është dashur të paraqiten në gjykatë dhe mos të lejojnë vetën që të kemi skena të tilla sepse kjo është përsëritje e veprimeve të njëjta të cilat në i shohim me vite edhe nuk na ka më hije”, tha Deda.
COMMENTS