DEDA PËR VIZËN E HARADINAJT: BOTA NUK FUNKSIONIN SI NË “BAHÇE TË BABËS”

DEDA PËR VIZËN E HARADINAJT: BOTA NUK FUNKSIONIN SI NË “BAHÇE TË BABËS”

Numër i lartë i të sëmurëve nga ajri i ndotur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka shkruar në lidhje me vizën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që u raportua se atij i është refuzuar.

Deda përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se bota nuk funksionin si në “bahçe të babës”.

Ai është shprehur se refuzimi i vizave është një hap drejt izolimit të Kosovës nga udhëheqësit e Kosovës.

“Bota nuk funksionon me logjikën e veprimit si në “bahçe të babës”. Refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës. Ka edhe masa të tjera që mund të mirren nëse kjo udhëheqësi nuk zbrapset nga theqafja. Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ku çmimin më të madh do ta paguanin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Deda.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Mirëpo që këtë e ka mohuar duke thënë se është në pritje.

Ai është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të marr pjesë në lutjet e mëngjesit që do të mbahen më 4 shkurt. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)