Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se kush do që hynë në mënyrë ilegale në Kosovë do të arrestohet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se Gjuriqi dhe Vulini nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë.
“Për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre, as Gjuriq dhe as Vulin. Kushdo qe futet ilegalisht në Kosovë do të arrestohet!”, ka shkruar Pacolli.
Sot në veri të Kosovës Policia e Kosovës ka shtuar numrin e pjesëtarëve të Policisë për arsye se ministrat serbë, Aleksander Vulin dhe Marko Gjuriq do ta vizitojnë Kosovën.
Mirëpo këta dy zyrtarë serbë për të hyrë në Kosovë duhet të marrin leje nga institucionet e Kosovës. /Insajderi
COMMENTS