Ambasadorët e 28 vendeve të Bashkimi Europian, përfshirë edhe Spanjën, pas presioneve të fuqishme ndaj Madridit, ia kanë dalë ta harmonizojnë projekt Deklaratën që duhet të miratohet në samitin BE- Ballkani Perëndimor në Sofje. Për shkak të kundërshtimit të kryeministrit spanjoll që nënshkrimi i tij të gjendet bashkë me nënshkrimin e përfaqësuesit nga Kosova pavarësinë e të cilës e nuk e njeh Spanja, u arrit kompromis, transmeton Koha.net.
Projekt Deklaratën e ka miratuar edhe ambasador i Spanjës në BE.
U takon vendeve anëtare ta pranojnë, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve tanjug zëdhënësja e Përfaqësisë së përhershme të Bullgarisë në BE Genoveva Çervenakova.
Më herët gazeta El Pais kishte njoftuar se Spanja kishte vënë veto në këtë dokument
Çervenakova e ka demantuar këtë informatë dhe ka thënë:
“Ambasadorët kanë miratuar projekt Deklaratën. Teksti u është dërguar vendeve të Ballkanit Perëndimor për konsultim”.
Deklarata, siç tha ajo, do të miratohet vetëm nga 28 vendet anëtare të BE-së e jo në formatin 28 + 6 partnerët nga Ballkani Perëndimor. Në Deklaratë është evituar edhe termi vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të Kosovës. Këto vende në Deklaratë quhen partnerë
Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se ende nuk është e sigurt nëse kryeministri spanjoll Mariano Rojoy do të marrë pjesë këtë samit.
COMMENTS