Regjisori Laert Vasili i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë jo fort të zakontë kur tha se duhet të jemi gati të derdhim gjak për bashkimin kombëtar.
Pjesë nga bisedes
Vasili: Unë mendoj se sot më tepër se kurrë është çast historik. Ky bashkim kombëtar është nevojë që rri pezull këtu e më tepër se një shekull. Është çasti që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Nëse e duam bashkimin me Kosovën, atëherë le të ndjekim njerëz të cilët e kanë këtë ideal. T’u ofrojmë atyre ndihmën tonë.
Zheji: Ishte dakord për të paguar një taksë bashkimi?Vasili: Unë nuk mendoj se duhet të jepet një taks. Çdo fitore merret me gjak. Taksa është shumë pak. Duhet të jemi gati të derdhim gjakun nëse është e nevojshme për këtë bashkim kombëtar. Taksa është shumë pak.
Kulla: E di ti sa kushton një luftë? Po u derdh gjaku, gjaku me luftë bëhet.
COMMENTS