Deklarohen nga Policia dhe Prokuroria: Personi i dyshuar për vrasjen e 36 vjeçarit ende në arrati

Deklarohen nga Policia dhe Prokuroria: Personi i dyshuar për vrasjen e 36 vjeçarit ende në arrati

LDK bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, mungon Isa Mustafa

Pas raportimit për vrasjen e 36 vjeçarit në një kazino në komunën e Lipjanit, kapiteni i policisë, Driton Imeri është deklaruar lidhur me rastin.

Imeri ka bërë të ditur se me të marrë informatën njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, por që iu është dashur intervenimi me forcë për të hapur derën në mënyrë që të gjendet trupi i viktimës.

“Rreth orës 20:00 stacioni policor në Lipjan ka pranuar informatë se punëtori që ka qenë duke punuar nuk po lajmërohet në telefon dhe njësitë policore brenda tre minutave i janë përgjigj thirrjes dhe bashkë me sigurimin e kanë gjet se dera e hyrjes ka qenë e mbyllur dhe kanë vendos që me force me hap derën dhe brenda në lokal kanë gjetë afër shankut një person të shtrirë në tokë, pa shenja jete në atë moment e konfirmuar më tej edhe nga mjeku kujdestar në Qendrën spitalore në Lipjan. Menjëherë janë thirr të gjitha njësitë që merren me hetime e këtyre krime”, ka thënë Imeri, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Prokurori kujdestar i këtij rasti, Armend Hamiti ka deklaruar se është një person i dyshuar por që nuk është arritur të identifikohet ende.

Tutje ai theksoi se policia është duke vepruar në këtë drejtim, në mënyrë që të bëhet identifikimi dhe i njëjti të vihet para drejtësisë.

“Personi që ka humbur jetën është i gjinisë mashkullore.Sapo u morë informata nga policia menjëherë si prokuror kujdestar me njësitë përkatëse e konfirmuam se një person që ka punuar këtu fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe vdekja është e dhunshme. Jemi shpërndarë të gjitha njësitë në teren që të identifikohet personi që kërkohet të bëhet identifikimi i tij dhe për momentin kjo mund të ndahet me opinionin nëse ka nevojë për ndihmë të qytetarëve për identifikim përsëri do të jemi së bashku.Për momentin nga njoftimi  parë është grabitje me pasojë vdekje. Është personi i dyshum por ende nuk është identifikuar. Kur të kryhen këto procedura si shkojnë fillimisht, në gjithë terenin edhe pse është pak vështirë shkaku natë por shpresojmë që sa më shpejtë të identifikohet dhe i njëjti të del para drejtësisë”, ka përfunduar Hamiti.

 Duhet përkujtuar që javën e kaluar një punonjës në një kazino tjetër në Suharekë humbi jetën në të njëjtën mënyrë, nga të shtënat me armë në drejtim të tij e që i dyshuari është një polic i cili tashmë është i arrestuar dhe po mbahet në mbajtje./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)