DELIU-KODRA PËRGËNJESHTRON PACOLLIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

DELIU-KODRA PËRGËNJESHTRON PACOLLIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

DnV-ja nxjerr fituese Lidhjen Demokratike

Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për integrime evropiane, ka mohuar deklaratat e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli se komisioni ka marrë sinjale nga Zyra e BE-së se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash, raporton Koha Ditore.

Ky komision ka mbajtur një takim me zyrtarë të Zyrës së BE-së në Prishtinë, ndërsa deputetja Pacolli kishte thënë se “nga ajo që pamë është tashmë e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, raporton KTV.

Deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra ka thënë se nga Zyra e BE-së, kanë thënë se presin rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Fitorja. Na kanë thënë që presin rekomandim pozitiv për liberalizim në qershor”, ka thënë Deliu-Kodra.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)