Demarkacioni pa zgjidhje, Kosova e bllokuar

Demarkacioni pa zgjidhje, Kosova e bllokuar

Dobraja mbështet fuqishëm Profën për deputet (Video)

Sa i përket demarkacionit, partitë në pushtet dhe ato në opozitë kanë mendime të ndryshme. Zyrtarë të PDK-së kërkojnë që të ratifikohet i tanishmi, ata të AAK-së dhe Nismës të rinegociohet.

Dallime ka edhe brenda dy partive më të mëdha opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Ky problem i madh vazhdon të jetë ndër temat më të nxehta në tavolinat e politikës së vendit.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian pa viza.

Partnerët e Koalicionit Qeverisës kanë qëndrime të ndryshme sa i përket ratifikimit të demarkacionit. Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të qëndrojë pas asaj se Kosova nuk ka humbur territor nga shënjimi i kufirit me Malin e Zi,dhe shton se duhet të miratohet versioni aktual.

E zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Nismës, thonë se marrëveshja aktuale për kufirin duhet të bie dhe se procesi duhet të shkojë në rinegociim.

Qëndrime të ndryshme rreth demarkacionit kanë edhe dy partitë e mëdha opozitare. LDK thonë se nëse ka dëshmi të reja procesi duhet të shkojë në rinegociim derisa Vetëvendosje këmbëngul që demarkacioni duhet të bie.

Ky problem i madh vazhdon të jetë ndër temat më të nxehta në tavolinat e politikës së vendit. Ndërkohë Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian pa viza.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)