Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook ka dhënë statistikat shqetësuese të ndotjes së ajrit në Kosovë, të cilat thotë se janë të marra nga një raport i Bankës Botërore.
Sipas këtij raporti, çdo një orë e gjysmë regjistrohet nj rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuar nga ndotja e ajrit ndërsa çdo 10 orë vdes një qytetarë nga ndotja e ajrit.
Ky është statusi i tij:
Në Kosovë:
-çdo një orë e gjysmë regjistrohet një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit;
– çdo 10 orë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit;
-432 mijë euro është kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur.
Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, derisa ka tri ditë që vajza jonë 9 muajshe e sheh dritën vetëm përmes dritares, ashtu si mijëra fëmijë të tjerë.
E në ndërkohë, deputetët kanë në agjendë me aprovu ligjin i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur, Ministria e Mjedisit bën hajgare kinse s’po dihen shkaktarët e ndotjes e duhet me pritë një studim kah mesi i 2019, Qeveria sfidë kryesore e ka si me i siguru paret me ndërtu edhe një termocentral që na zgjatë ndotjen edhe për nja 40 vjet, e Komuna e Prishtinës ka katër vjet që smun e zbaton një plan mobiliteti për transportin publik në Kryeqytet.
COMMENTS