Dëmtimi i pronës publike vazhdon të paraqes një shqetësim të madh për banorët e Lipjanit. Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar drunjtë dekorativ të vendosur në rrugën “Hama Jashari”, në afërsi të qerdhes së qytetit.
Rasti është denoncuar nga një banorë i lagjes, i cili i shqetësuar për dëmtimin e pronës publike si e mirë e përgjithshme është drejtuar më një staus në rrjetin e tij social duke kërkuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm që mos ti dëmtojnë drunjët por ta duam qytetin dhe ta mborjmë pronën publike.
Këta drunjë dekorativ që janë mbjellur e që do të mbillen edhe në vitet e ardhshme janë pasuria evropiane e qytetarëve të Lipjanit sepse janë taksat e tyre ato që po e bëjnë këtë qytet më të gjelbër dhe më frymëzues./Ulpianapress
COMMENTS