Rruga magjistrale Lipjan-Magurë, e asfaltuar në dhjetor të vitit të kaluar, është kthyer përsëri në gjendjen e rëndë në të cilën ka qenë më parë.
Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, të cilat tregojnë për gjendjen e rëndë të rrugës.
Siç shihet edhe në fotografi, rruga është mbushur me gropa dhe asfalti është plasaritur në disa vende.
Qytetari ka thënë se kjo rrugë është rehabilituar muajin e kaluar dhe se përgjegjëse për të është Ministria e Infrastrukturës.
Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.




COMMENTS