Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1204 tiketa trafiku.
Se numri i gjobave ka shënuar rritje kjo vërehet dukshëm edhe në raportet ditore të Policisë së Kosovës. Kështu, disa drejtues të automjeteve në një grup të mbyllur në “Facebook”, kanë diskutuar rreth dënimeve që kanë marrë kohëve të fundit në komunikacion.
Një i ri, (emër i njohur për redaksinë), ka deklaruar se për nisjen e vrullshme të veturës ka marrë dënim prej 500 euro, transmeton Indeksonline.
Kurse, një tjetër ka thënë se për të njëjtin veprim është dënuar hiç më pak se 300 euro.
Ndërkohë, që gjoba të tilla duket se kanë marrë edhe shumë shoferë tjerë, të cilët padyshim kanë thyer rregullat e komunikacionit.
Nga ana tjetër, në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet:
“Të mos e nisë vrullshëm shpejtësinë, përkatësisht të mos niset nga vendi në atë mënyrë që të shkaktojë rrëshqitje dhe rrotullimin e rrotave në vend, duke bërë zhurmë pa nevoje dhe kështu t’i shqetësojë pjesëmarrësit në trafik, veçmas këmbësorët.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri 300 euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nën- paragrafëve 1,3,1,4 ose 1,5, të paragrafit “
COMMENTS