Pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata e Shkupit ndaj grupit Kumanova gjatë ditës së djeshme, sot ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai ka bërë kërkesë për një hetim ndërkombëtar, që sipas tij do të ndriçonte ngjarjen.
“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, thuhet në reagimin e Haradinajt, përcjellë “Bota sot”.
Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.
COMMENTS