Mos respektimi i orarit të kujdestarisë deri në orën 08:00 të mëngjesit, vendim të cilin e ka marrë Drejtoria e Shendetësisë , i ka kushtuar mbrëmë barnatores kujdestare në Lipjan.
Gazeta Ulpianapress merr vesh që në orët e mëngjesit është bërë kontrollë nga Inspektorati i Lipjant, ku pas inspektimit të bërë, Inspektorët kanë hasur në mos rrespektim të orarit të barnatores kujdestare.
Me këtë rast inspektori ka vepruar në bazë të ligjit, duke i shqiptuar gjobë për mos respektim të orarit.
Siç merr vesh gazeta, me vendimin, e ri, Drejtoria e Inspektoratit, ka paraparë edhe sanksione për ata të cilët përsërisin mosrespektimin e kujdestarisë .
Nëse një barnatore kujdestare e përsërit gabimin e njejtë dy herë , duke mos rrespektuar orarin e kujdestarisë , atëherë herën e tretë pason marrja e licencës. /Ulpianapress/
COMMENTS