Deputetët e VV’së e gjuajtën gazin te ulëset e LDK’së

Deputetët e VV’së e gjuajtën gazin te ulëset e LDK’së

Reqica mesazh liderëve shtetëror: Pse na harruat?

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur për të dytën herë gaz lotsjellës në Kuvend. Por ajo që bie në sy, është se deputetët e partisë së Kurtit e gjuajtën gazin të ulëset kah gjenden deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mësohet se Salih Zyba është ai që e gjuajti gazin lotsjellës, ndërkaq të parën herë e gjuajtën Fitore Pacolli, Xhelal Svecla dhe Sami Kurteshi.

Herën e parë, gjuajtja e gazit, ia rëndoi gjendjen shëndetësore deputetit të LDK’së, Ramiz Kelmendit.

Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit.

Megjithëkëtë, Kelmendi tha se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, shtoi ai.

Kadri Veseli kërkoi pauzë pasi kishte reagime nga disa deputetë se nuk po arrijnë të votojnë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)