Deputetët të painteresuar për seancën e Kuvendit, as gjysma në sallë

Deputetët të painteresuar për seancën e Kuvendit, as gjysma në sallë

Ruseve u ofrohen 40.000 euro dhe hamburgerë falas tërë jetën për të ngelur shtatzënë me futbollistët e Botërorit

Kuvendi i Kosovës, pas një pauze më shumë se një orëshe, ka vazhduar punimet e seancës së parë plenare për sesionin pranveror.

Deputetët e Kuvendit nuk janë parë të interesuar  për të marrë pjesë në këtë seancë, pasi prej 120, në sallë janë vetëm 59, apo as gjysma, raporton Indeksonline.

Derisa Kuvendi po vazhdon punimet, kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po mbajnë një takim në zyrën e kryeministrit.

Raportohet se në këtë takim do të vendoset për fatin e koalicionit qeverisës PDK-AAK-Nisma.

Kujtojmë se në seancën e sotme u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.

Gjithashtu, në këtë seancë, u miratua projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndërsa nuk mori votat e mjaftueshme projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendror

Kuvendi sot nuk ka arritur ta votojë mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet, në seancën e sotme të Kuvendit, me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit derisa buxheti të hyjë në fuqi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)