Deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani thotë se me iniciativën e qytetarëve te Komunës së Lipjanit, u themelua Dega e LDK-së.Qytetarët e Lipjanit u rreshtuan pas Rugovës duke i besuar atij dhe programit të kësaj partie.

Ai tutje ka shtuar se Lipjani është një qytet modern me infrastrukturë të mirë, falë menaxhimit nga një pushtet i përgjegjëshëm, që udhëhiqet nga LDK-ja në krye me kryetar Imri Ahmeti.

Shënimi i plotë i Osmanit:
‘’Në ditën e sotme ,17 mars 1990,me iniciativën e qytetarve te Komunes se Lipjanit, u themelua Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Qytetarët e Lipjanit u rreshtuan pas Liderit Dr. Ibrahim Rugoves duke i besuar atij dhe programit të LDK- së për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Sot Lypjani është një qytet modern me infrastruktur të mirë,që menaxhohet nga një pushtet i përgjegjëshem ,që udhëqehet nga LDK-ja në krye me kryetar Imri Ahmeti,që ka rreth vetes një rini të mrekulleshme ,dhe që sot qytetarët e Lipjanit frymojn LDK.
Sot në përvjetorin që është ditë e krenarisë dhe mburrjës ,Lipjani është solidarizuar me familjet e dy të rinjëve nga Llugagjia që vdiqën tragjikisht dje në aksident trafiku’’./Ulpianapress.
COMMENTS