Deputeti nga partia Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se organizatori i dëbimit të gjashtë qytetarëve turq, është Presidenti Hashim Thaçi. Sipas tij janë edhe pesë zyrtarë të shtetit që kanë qenë në dijeni për dëbimin e tyre.
„Vetem keta gjashte persona e kane ditur per debimin e 6 intelektualeve turqe ne Kosove
1. Hashim Thaçi, president, organizatori kryesor i ketij akcioni.
2. Behgjet Pacolli, miratuesi dhe ndihmesi kryesor i Thaçit.
3. Abelard Tahiri, Minister i Drejtesise, vetem zbatues i urdherave te Thaçit.
4. Flamur Sefa, Minister i Puneve te Brendeshme, zbatues i urdherave te Pacollit dhe Thaçit.
5. Shefi i AKI-se, zbatues i urdherave te Thaçit, njeriu i cili duhet te arrestohet, te pergjigjet penalisht, dhe te denohet per jeten e gjashte njerezeve.
6. Shpend Maxhuni, zbatues i urdherave te Thaçit, i cili po ashtu duhet te shkarkohet, arrestohet dhe denohet“, shkruan Zeka, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se duhet të shkakrohet Thaçi dhe Pacolli nga pozitat që kanë.
„Viktima te Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit jan te kater keta persona, te cilet duhet te deshmojne te verteten, pastaj te shkarkohen presidenti, bashke me Pacollin!
Te dy keta njerez kane kryer nje veper penale, kane shkelur Kushtetuten e vendit, kane shkaterruar imazhin e Kosoves, si dhe kane rrezikuar jeten e diplomateve tane neper bote“, përfundon postimi.
COMMENTS