Deputeti nga Lipjani që e la trajtimin e të birit për votën për Demarkacion?

Deputeti nga Lipjani që e la trajtimin e të birit për votën për Demarkacion?

Këto janë 5 Drejtorit të Komunës së Lipjanit që fillojnë punën në zyret e reja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë të Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi, ka bërë të ditur se e ka anuluar një udhëtim për në Gjermani, për të qëndruar në Kosovë dhe të japë votën ‘pro’ Demarkacionit.

Madje Arifi përmes një letre të dërguar për mediat, ka sqaruar se ky udhëtim ishte planifikuar që ai të merrte pjesë në trajtimin mjekësor të të birit, njofton Klan Kosova.

“Dje kam rezervuar një biletë aeroplani me relacion Prishtinë – Dusseldorf për ditën e sotit që të udhëtoj në ora 17:00 h, qëllimi i udhëtimit tim ishte të jem prezent në trajtimin mjekësor të djalit tim në Gjermani, pas përfundimit të debatit dje në kuvend , deri në orët e vona mbrëmjes, kam menduar dhe shpresuar që sot do të kemi vetëm votimin, duke e ditur që debati dje është përfunduar. Por sot ndodhi një situatë ndryshe, jo e mirë, siq po e shihni të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Unë kam vendosur të jem besnik ndaj votuesve të mi, kam vendosur të anuloj udhëtimin tim edhe pse birin tim e dua shumë dhe i dëshiroj shërim, por qytetarët e Kosovës, lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme. Demarkacioni dua të votoj PRO që Kosovës të i hapen rrugë drejt liberalizimit vizave”, ka shkruar ai në letrën e tij.

Deputeti Arifi ia ka bashkangjitur letrës edhe faturën edhe biletën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)