Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë mos-liberalizimi i vizave për Kosovën është dhuratë nga ish-kryeministri Isa Mustafa.
Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka qenë temë e cila ka prodhuar akuza në mes zyrtarëve të LDK-e AAK-së.
Deputetja Haxhiu ka fajësuar Mustafën, se ka kërkuar vet që ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, të jetë kusht kryesor për heqjen e vizave, e tani sipas saj, izolimi i qytetarëve është dhuratë nga vetë ai
“Është dhuratë e Isa Mustafës, i cili ka kërkuar që demarkacioni me ardhur si kriter për vizat, dhe është dhuratë e Isa Mustafës që deri tash nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net.
Ajo ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur në Kuvend dhe mos të bëhet lojë politike dhe mos të luhet me ndjenjat e qytetarëve për heqjen e vizave.
Ndryshe akuzuat ndaj ndërmjet zyrtarëve të AAK-së dhe LDK-së për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë të shpeshta.
Ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdimisht ka akuzuar AAK-në dhe paritë tjera opozitare se demarkacionin e kanë kauzë sipas tij të rrejshme politike.
Madje ai kishte deklaruar se AAK duhet të kërkojë falje dhe të sqarojë pse e bllokoi ratifikimin e saj nëse tash dëshiron votën e LDK-së, për këtë marrëveshje.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka akuzuar Isa Mustafën se nuk ka pasur guxim të merret me tema të mëdha.
COMMENTS