Derbi lokal i takon qytetarëve

Derbi lokal i takon qytetarëve

Vuçiq: Amerikanët dhe britanikët ma kujtojnë se Kosova është shtet

Ulpiana ka mposhtur Arbërinë në derbin lokal të Lipjanit me rezultat të ngushtë 2-1, transmeton Ulpianapress.

Qytetarët u futën në ndeshje duke e ditur se një rezultat negativ në këtë përballje do t’u kushtonte atyre me ngecje të theksuar në garën për kreun e tabelës.

Sidoqoftë, djelmoshat e Emin Bajramit siguruan pikë të plota falë një paraqitje briliante në pjesën e dytë.Miqtë ishin të parët që hapën llogarinë e golave në minutën e 14-të duke shënuar për 1-0, para se Murati të barazonte shifrat në minutën e 34-të.

Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Ddhe u rikthyen në pjesën e dytë me më shumë energji dhe dëshirë për të mos lënë rezultatin të paprekur.

Në minutën e 85-të në një kundërsulm të shpejtë. Liron Tasholli pas një sllalomi në afërsi të zonës, e gjen veten ballë për ballë me gardianin mysafirë dhe me mjeshtëri shënon për golin e fitores për bardhekaltërtit.

Asnjë nga skuadrat nuk reshti së kërkuari golin e radhës, kuqeezinjtë për të barazuar, ndërsa Ulpiana për të thelluar dhe mbyllur historinë e ndeshjes.

Minutat e fundit shfaqën Arbërinë më kërkuese, por të pafatë para portës së Arben Beqirit.

Ulpiana fiton sërish dhe kjo rrit moralin e të kaltërve teksa ndikon jo mirë tek rivali i përjetshëm kuqezinjë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)