I dërgon gruas mesazh se po shkon të mbytet me djalin, eprorët nuk e lejuan të shkojë në shtëpi pa e përfunduar orarin – kur u kthye gjeti të birin e vdekur (Foto)

I dërgon gruas mesazh se po shkon të mbytet me djalin, eprorët nuk e lejuan të shkojë në shtëpi pa e përfunduar orarin – kur u kthye gjeti të birin e vdekur (Foto)

Pamjet që kanë shokuar Bosnjën: Nëna rrah brutalisht vajzën e saj të vogël (Video, +18)

Një ngjarje ka shokuar opinionin në Rusi. Bëhet fjalë për familjen e polices Jevgenia nga qyteti Novograd i Rusisë.

Bashkëshorti i Jevgenisë ka vrarë djalin e tyre 4-vjeçar Artjom, që ta “nxjerrë gruan nga telashet”.

Fqinjët thonë se kjo familje e vogël bënte një jetë të qetë. Ajo çfarë u binte më shumë në sy janë oraret e gjata që Jevgenisë e cila punon si police. Por, presioni ishte rritur mbi të që kur ishte bërë me eprorë të ri.

Dhe për shkak të natyrës së punës dhe orarit të gjatë, bashkëshorti kishte filluar ta xhelozoj dhe t’i bëjë probleme. Kështu ndodhi edhe në natën e kobshme, kur ajo shkoi në punë në ndërrimin e natës.

Rreth orëve të para të mëngjesit ajo pranoi një mesazh të çuditshëm nga burri: “Kemi shkuar të vdesim”. E frikësuar se çfarë mund t’i ketë ndodhur familjes, ajo kërkoi të shkojë në shtëpi, por eprorët e rinj nuk e lejuan.

Dhe pak minuta para se ta përfundonte orarin e punës, ajo pranoi një mesazh të ri: “Të kam shpëtuar nga problemet e panevojshme”.

Dhe kur ajo arriti në shtëpi, filloi të rrëqethej nga heshtja që mbizotëronte brenda shtëpisë. Menjëherë filloi ta kërkoi të birin, por kur shkoi të garazhi e gjeti të shtrirë në tokë pa shenja jete.

Sipas medieve ruse, babai e kishte marrë vogëlushin nga çerdhja, dhe më pas e kishte dërguar në shtëpi ku edhe e mbyti. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)