Deri në ç’moshë femrave u rriten gjinjtë?

Deri në ç’moshë femrave u rriten gjinjtë?

Pini ujë limoni çdo ditë, por mos bëni të njëjtin gabim që bëjnë miliona të tjerë

Madhësinë e gjinjve e përcaktojnë faktorët: gjenetikë, pesha, mosha dhe shtatzënitë, ndërkaq ndryshime në madhësi dhe formë të gjinjve ndodhin gjatë gjithë jetës, por edhe në moshë të caktuar gjinjtë pushojnë të rriten.

Shumica e gjinjve vazhdimisht ndryshojnë, por mund të oscilojnë madje edhe deri te madhësia e shportëzave të sutjenave.

Në ndryshimin e madhësisë së gjinjve ndikon koha e ndryshme gjatë ciklit të së përmuajshmeve. Te shumica e femrave gjinjtë zhvillohen plotësisht 3 deri në 4 vjet pas së përmuajshmeve të para, ndërkaq procesi i rritjes së gjinjve përfundon në moshën dukshëm të re jetësore.

Gjinjtë e femrave rriten deri në moshën e vonshme tinejxhere apo deri në fillimin e moshës njëzetvjeçare, mirëpo ndryshimet në madhësinë e tyre dhe në formë ndodhin gjatë gjithë jetës dhe janë të lidhura me ndryshimet në indet e gjinjve, transmeton Telegrafi.
Në ato ndryshime ndikojnë ndryshimet në hormone, shtatzënia, ushqimi i foshnjës me gji, shtimi i peshës apo humbja e peshës, menopauza etj.

Gjatë shtatzënisë gjinjtë rriten edhe për disa numra, ndërkaq indet mund të zgjerohen shumë, andaj mbase nuk do të mund t’i ktheni në gjendjen e mëparshme.

Veç kësaj, edhe ushqimi i foshnjës me gji mund të marrë “haraçin” e vet dhe të ndryshojë dukjen e gjirit. Mirëpo, si dhe në cilën mënyrë, sërish varen nga indi dhe dendësia e gjirit ato ndryshimet në peshë.

Disa femra, si pasojë e shtatzënisë, kanë gjinj më të mëdhenj, ndërsa disave pas përfundimit të ushqimit të foshnjës me gji ato u zvogëlohen.

Megjithatë, gjenetika luan rolin më të madh në madhësinë dhe formën e gjinjve të femrës. Gjenet ndikojnë në nivelin e hormoneve, të cilat pastaj ndikojnë në indet e gjinjve duke caktuar dendësinë, por edhe dukjen e lëkurës.

Karakteristika gjenetike femra mund të marrin nga të dyja anët e familjeve, ka zbuluar hulumtimi i botuar në revistën “BMC MedicalGenetics”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)