Pjesëtarë të policisë janë angazhuar për të siguruar praninë e dëshmitares së radhës në gjykimin ndaj Oliver Ivanoviqit.
Dikur lideri i Serbëve në veri është duke u akuzuar për krime lufte ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë vitit 1999.
Shahbaze Cernobregu, e cila u desh të sillej me polici në gjykatore, ka dëshmuar rrethanat e 14 majit 99-të kur djali i saj Erduan Cernobregu ishte vrarë.
Ajo ka rrëfyer se në fund të hyrjes një polic i uni formuar e kishte ndarë nga djali të cilin e kishin shtrirë në tokë.
Dëshmitarja ka sqaruar se më vonë në mesin e policëve e kishte identifikuar edhe Oliver Ivanoviqin
“I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja, raporton Kallxo.com.
Ajo ka sqaruar se Ivanoviq i kishte thënë asgjë, por vetëm ishte larguar.
Dëshmitarja ka sqaruar edhe rrethana të tjera përfshirë kohën kur trupi i djalit të saj ishte zbuluar në varrezat e Suhodollit.
Dëshmitari tjetër në këtë process pritet të dëshmojë në seancën e radhës.
Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vite burg për krimet që akuzohet, por në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit ishte ajo qe e ktheu në rigjykim këtë rast.
COMMENTS