Dështon fushata për mbrojtjen e pasurisë publike në Lipjan

Degradohet rruga Lipjan – Magurë e asfaltuar para 3 muajsh

Institucionet komunale në Lipjan gjatë periudhës së fundit kohore po përballen me dëmtim të pasurisë publike derisa vandalizmi është përhapur mjaft shumë.

Në këtë qytet tashmë janë formuar disa grupe të rinjsh të cilët më së shumti po i dëmtojnë shtyllat dhe ndriçimin publik, pastaj shportat e mbeturinave, stolat nëpër parqe, drunjtë dekorativë, pusetat e kanalizimeve etj.

Rreth kësaj çështjeje disa muaj më parë Komuna pati organizuar edhe një fushatë vetëdijesuese kundër vandalizmit nëpër hapësira publike, mirëpo nuk ka arritur suksese të kënaqshme.

Qytetarët kanë thënë se është për keqardhje se si grupe të caktuara të individëve dalin gjatë orëve të vona të natës dhe e dëmtojnë pronën publike pa ndonjë arsyeje.

“Vetëm në parkun e qytetit afër shkollës fillore gjatë periudhës së fundit janë dëmtuar dhjetëra shtylla të ndriçimit publik dhe dhjetëra ulëse për vizitorë. Të gjitha ato investime janë bërë nga taksat e tona si qytetarë, prandaj duhet t’i ruajmë ato në mënyrë që investimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në pjesë të tjera të qytetit. Komuna duhet të organizojë sa më shumë takime me qytetarët dhe të organizojë fushata vetëdijesuese për mbrojtjen e pasurisë publike, ndërkaq Policia e Kosovës duhet ta monitorojnë sa më shumë qytetin gjatë orëve të vona të mbrëmjes”, ka thënë Naim Berisha, qytetar… (më gjerësisht lexoni në “Koha Ditore”)

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)