Dështon Kryesia e Kuvendit, përsëri nuk ka kuorum

Dështon Kryesia e Kuvendit, përsëri nuk ka kuorum

AKK DETYRON DEPUTETIN LABINOT TAHIRI TË HEQË DORË NGA BIZNESET

Kryesia e Kuvendit sërish ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi në mbledhje e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.
Edhe mbledhja tjerër e Kryesisë së Kuvendit dështoi pasi nuk pati kuorum për të marrë vendim për seancën e jashtëzakonshme, ku pritej të dilte në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Në këtë mbledhje munguan përfaqësuesit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Srpska dhe Lista Srpska.

“Kjo është jo serioze. Kur 43 deputet japin nënshkrim për me u thirr një seancë e jashtëzakonshme, nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare pa marrë parasysh qëndrimin duhet të jenë në mbledhje. Kjo është tallje” , tha Ahmet Isufi, shef i i Grupit Parlamentar të AAK’së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se nga fillimi i thirrjes së kryesisë ka pasur mungesë të një kolegu.

“… në ora 19:00 kur jemi takuar herën e parë, kemi pasur mungese te një kolegu nga kryesia. Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të VV ka kërkuar qe kjo mbledhje të thirret në ora 21:00”, ka thënë Veseli.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)