Policia e Kosovës ka dhënë detajet e aksidentit të mbrëmshëm që mori jetën e një personi në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimost.
Sipas Policisë, njeriu që humbi jetën mbrëmë është E.B., mashkull kosovar dhe kishte 34 vjet.
Mbrëmë u raportua për vetaksident ku nuk dihen arsyet e daljes nga rruga, e ngjashëm po ndodh edhe sot. Policia akoma nuk e ka të qartë se si e kishte humbur kontrollin shoferi.
“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura Renault Clio, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësen e rrugës”, thotë Policia.
Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe një 25 vjeçar tjetër, B.I., që ishte në veturë me viktimën ka mbetur me lëndime dhe tani po trajtohet në QKUK.
Ndryshe, ditët e fundit janë shënuar mjaft shumë viktima në trafik, për çka Policia e Kosovës po sugjeron shoferët të kenë kujdes maksimal.
COMMENTS