Një aeroplan i vogël ateroi mëngjesin e së hënës në pistën e aeroportit të Prishtinës.
Qëllimi i aterimit të aeroambulancës është transportimi për në Gjermani të ish-kryeministrit, Isa Mustafa i cili nuk qëndron mirë me shëndetin.
Aeroambulanca ishte nisur nga Innsbruck (Austri) në orën 06 e 33 minuta ndërsa në aeroportin e Prishtinës ka ateruar në ora 08 e 15 minuta, raporton Indeksonline.
Ndërsa rreth dy orë më vonë, e njëjta u nis për në Stuttgart të Gjermanisë bashkë me pacientin, ish-kryeministrin Mustafa.
Zyrtarët e LDK-së thanë për Indeksonline se gjendja shëndetësore e liderit të tyre është duke u përmirësuar.
E në anen tjetër, Qeveria e Kosovës i ka dalë në ndihmë ish-kryeministrit Mustafa ndërsa shumë zyrtarë shtetëror i kanë uruar atij shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën politike.
COMMENTS