Një grua rreth moshës 50-vjeçare është gjetur gjatë ditës së djeshme në Liqenin Artificial në Mitrovicë pa shenja jete. Ajo rreth orës 17:00 është parë mbi ujë nga vizitorët që gjendeshin në atë pjesë
Me vendimin e Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, transmeton lajmi.net
“Viktima femër K/Shqiptare, në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete rreth lumit në afërsi të liqenit artificial. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
COMMENTS